top of page

Kinema Cineplexx
Kinemaja Cineplexx me sistemet më modern

mundëson cilësi jashtzakonisht të lartë të zërit dhe imazhit si dhe teknologjinë 3D në kinemanë  në Tiranë.

Grupi Austriak i kinematografik „Cineplexx“ ka mbi katër dekada përvojë në botën e kinemasë. Constantin Film-Holding është themeluar në vitin 1951, në Austri si një kompani për shpërndarjen e filmave. Në fund të viteve 60 krijoi bazat për zhvillimin e industrisë së kinematografisë në Austri. Deri në 1990 Constantin Film-Holding kishte hapur mbi 25 kinema tradicional. Viti 1993 ishte një goditje për botën e kinematografisë Austriake si rezultat i futjes në treg të metodës se Multiplex në industrinë e kinemasë.

.Kështu u krijua Cineplexx, pjesë e grupit Constantin-Film Holding duke reaguar ndaj këtyre ndryshimeve dhe duke krijuar rreth 20 kinema me mbi 157 ekrane. Pjesë e tyre janë dhe kinematë tradicionale me rreth 16 ekrane. Cineplexx International u krijua në 2009 kur kompania e zgjeroi rrjetin e kinemasë jashtë kufijëve të Austrisë.

Kinemaja e parë jashtë kufijve u hap në Bolzano, Tyrol i jugut në Itali. Më pas gjatë 2011 dhe 2012 u hap një numër shumë i madh i kinemave në Serbi, Mal i zi, Kroaci, Maqedoni dhe Slloveni. Në hapjen e madhe në qëndrën tregtar Delta City në Beograd më 8 dhjetor 2011 u shfaq një film i regjizorit Bojan Vuletic Një guid praktike e Beogradit duke qarë dhe kënduar“ i cili është një film kulturor dhe zbavitës rreth jetës ne Beograd, kjo si pjesë e programit kulturor të Cineplexx-it. Vitin tjetër u hap kinemaja tjetër në zemër te Kragujevecit ku më 20 mars u shfaq filmi i parë në qëndrën e saj tregëtare Plaza. Më pas Zagrebi e mori kinemanë në zemër të saj duke hedhur themele për ekspansione të tjera në Kroaci. Ekspansioni tjetër i Cineplexx ishte në maj të 2013 ku u hapën pesë kinema multiplex në Slloveni. Më 12 dhjetor të 2013 Cineplexx bëri hapjen e saj të madhe në Shqipëri duke e çuar numrin e kinemave jashtë saj rreth 114 ekrane. Në qëndrën tregetare


CINEPLEXX SOT


Sot Cineplexx numëron rreth 50 qëndra multiplexx (me më shumë se 1 sallë) në Austri, Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Greqi, Itali dhe Shqipëri, me rreth 288 salla dhe 64.000 vënde. 


Kinemaja 5D & 7D
Kinemaja 5 dhe 7D është pre 3 vitesh në Shqipëri. Kjo kinema na lejon që fëmijët të përfshihen në botën e realitetit virtual dhe kjo teknologji është një kombinim perfekt i imazheve 3D dhe efekteve të prodhuara nga pajisjet speciale mbi organet perceptuese të njeriut. Fëmijët përjetojnë efekte  si: fryrja e erës, spërkatja e shiut, fluturimi i borës, rrufeja, simulimi i mjegullës, fluturimi i flluskës, fryrja e ajrit, fshirja e këmbëve, dridhja e sediljes, dridhja e shpinës, etj. Në të njëjtën kohë,  do të përjetonjnë  lëvizjet emocionuese të vendeve ku do të ulen, të cilat shtyjnë fëmijët të jenë në një botë fantazie të mrekullueshme. Kinemaja funksionon në dy salla për një numër të caktuar personash që mund të shohin filmin, në njërën sallë 5 persona dhe në sallën tjetër 12 persona. Aty shfaqet një gamë e gjërë filmash për femijë me një koheëgjatje më teë shkurtër se kinemaja normale, maksimumi 20 minuta. 

  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • Snapchat
  • YouTube
bottom of page