top of page

LATITUDE

Latitude është një super park ajror i brendshëm I kompletuar me trampolina, zonën e ngjitjes dhe lojra ajrore për ti shtuar sa më shumë aventurë dhe adrenalinë aktiviteteve të kohës së lirë. Aty gjenden arena dodgeball (topadjegësi) basketboll, trampolinë për kercim të lirë, trampolina profesioniste per te apasionuarit e hedhjeve, rrjetën e ninxhave, pistat e ngjitjes dhe lojrat ajrore që do ju bëjnë të fluturoni. Një vëmendje e vecantë  është kushtuar dhe për femijët e vegjël nën 5 vjec me zonën e tyre te dedikuar për të luajtur. Zona e Fëmijëve është për fëmijët nën 5 vjec dhe nën 110 cm.

Disa keshilla për personat që e vizitojnë janë:

- Seancat fillojnë çdo 1 orë, kështu që duhet të mbërrini herët për t'u siguruar që jeni gati për te arritur aktivitetin në kohë.

-Nuk mund të merrni pjesë pa këpucë të sigurta. (psh: sandale,shapka). Paisja me atlete për ngjitjet dhe per zonën e lojrave me pengesa. Nuk mund të ngjiteni pa ato! Corapet e Latitude janë të detyrueshme. Mund ti blini ato te recepsioni.

Aktiviteti i Përgjithshëm është për 5+ vjec dhe mbi 110 cm. Të gjithë femijët nën 13 vjec duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur.

 Hapesirat janë plotesisht me ajër të kondicionuar.

giska.jpg

Këndet e lojrave në qëndrat tregetare. 

Një mundëssi tjetër për argëtimin e fëmijëve janë dhe këndet e lojrave në qëndrat tregëtare ku ju mund të dërgoni fëmijët tuaj dhe ju mund të shpenzoni kohë për shopping . Në këto ambjente janë të punusuar personel I kualifikuar për kujdesin e fëmijëve, ku prindërit mund të lënë fëmijëtnë kënd dhe mund të largohen brenda qëndrës, duke lënë një numër kontakti tek sporteli për cdo problem. Fëmijët deri në 5 vjec duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit. Hyrja në këndin e lojrave është kundrejt një pagese.  

Ring Land

Qtu Land

Blue Park Teg

  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • Snapchat
  • YouTube
bottom of page