Mundësi Argëtimi Në Kryeqytet
Qëllimi ynë...
Qëllimi ynë është të sugjerojmë pafundësi mundësish për të argëtuar fëmijët tuaj...
Tek ne do të gjeni përshkrime të detajuara të aktiviteteve që na mundëson kryeqyteti i Tiranës duke përfshirë këtu disa kategori si:kinema,kënde lojrash, patinazh etj.
Pavarsisht zhvillimeve të teknologjisë, ka ende nga ata që termin ‘lojë për fëmijë’ e lidhin ngushtësisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me një aktivitet të caktuar fizik, mendor dhe emocional. Dhe kjo është pikërisht sfida e kohëve moderne. Rëndësia e lojës, si formë kujdesi dhe ndihme e veçantë dhe me shumë rëndësi në zhvillimin e fëmijës tuaj.
Lojrat kanë sigurisht rëndësi thelbësore në zhvillimin e fëmijës pasi e stimulon në disa drejtime :
-
intelekti
-
emocionale
-
njohje në raport me tjetrin dhe veten
-
zhvillimin e imagjinatës
-
kontaktin me botën e jashtme përtej prindërve dhe ambientit të sigurtë familjar
Përmes lojës, fëmija njihet me persona dhe objekte, pasuron kujtesën, studion shkakun dhe efektin, reflekton mbi probleme të ndryshme, ndërton dhe pasuron fjalorin e tij / saj, mëson të kontrolloj emocionet dhe përshtat sjelljen me modelet kulturore te grupit te tij social. Pra loja është e rëndësishme në zhvillimin e përgjithshëm të trupit të fëmijës, intelektit dhe personalitetit të tij.
Përmes lojës, fëmija fillon të kuptoj si funksionojnë gjërat : çfarë mund të bëhet dhe çfarë jo me objekte të caktuara, kupton rregullat dhe sjellje që duhen të respektohen. Eksperienca e lojës i mëson fëmijës të ketë besim në forcat e veta. Është nje proces përmes së cilit ai bëhet i ndërgjegjshëm për botën e tij të brendshme dhe për atë të jashtme që e rrethon. Sipas moshës, fëmija duke luajtur mëson të jetë krijues, eksperimenton aftësitë e tij njohëse, zbulon veten e tij, hyn në marrdhënie me moshatarët, duke zhvilluar kështu gjithë personalitetin e tij.
VIZITONI FAQEN TONË PËRPARA SE TË BËNI ZGJEDHJEN TUAJ,
PREMTOJMË SE ZGJIDHJEN E DUHUR DO TA GJENI TEK NE !!!